Alarmante/ Stuhi dhe përmbytje në Greqi, shkon në 7 numri i viktimave (Video)

  • 15 November 2017 - 12:54
Alarmante/ Stuhi dhe përmbytje në Greqi, shkon në 7 numri i viktimave (Video)

Moti i keq ka perfshire Greqine, duke shkaktuar permbytje te shumta, si pasoje e reshjeve dhe stuhive te forta. Mediat greke raportojne se ka shkuar ne 7 numri i viktimave qe jane shenuar si pasoje e motit te keq.

Ndërsa thuhet se ka një numër të papërcaktuar të personave të pagjetur, të cilët ose jane perfshire nga permbytjet, ose janë strehuar në vedne te tjera te sigurta.

Ngjarja e pare e rende u raportua ne Mandra, ku një grua e moshuar humbi jetën nga stuhia e fuqishme qe godirti mengjesi e sotem Greqine.

Sipas te dhenave te pare, gruaja e moshes 75-80 vjeç u gjet e vdekur në rrugën Koropouli.

Pasoja te renda raporohen nga Mandra, Attica, Nea Peramos dhe në rajonin më të gjerë të Megarës nga shiu i rrëmbyeshëm.

Ujërat e nxituara që zbresin nga mali kanë prerë rrugë, prishën shtëpi, zvarriten makina dhe per pasoja ka shtëpi dhe dyqane te përmbytura, ndërsa ujërat kanë arritur një lartësi te madhe.

Ekipet e shpëtimit po bëjnë përpjekje të mëdha për të evakuuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre.

 (Kosova Sot)