Nga grabitjet në Itali në ‘suvatues’ në Angli, kush është i ‘forti’ nga Kukësi që mori vëmendjen e Daily Mail
Mediat Britanike kanë rikthyer sërish në vëmendje emigrantët e jashtëligjshëm të cilët marrin rrugën me kamion drejt Anglisë. Në një shkrim të publikuar ditën e djeshme, Daily Mail ka treguar historinë e një 29 vjeçari shqiptar me emrin Fari Lleshi i cili nga grabitjet e dhunshme ka ndërtuar një jetë të re në Angli, shkruan “Panorama”.
Një shqiptar i cili drejton një faqe në ‘Facebook’ ku publikon ‘selfie’ të personave të dyshuar të emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në Britani është një i dënuar si grabitës i një banke i cili vazhdon të jetojë në Britani me qëndrim të parregullt, shkruan Daily Mail, raporton “Panorama”.
Fari Lleshi, nga Kukësi i Shqipërisë, u burgos në Itali në vitin 2011 për grabitjen e të paktën prej 20,000 £.
(Kosova Sot)