Jeta e çmendur e princit të Bruneit (FOTO)

  • 02 January 2018 - 19:49
Jeta e çmendur e princit të Bruneit (FOTO)

KY I RI SUPER I PASUR UDHËTON ME HELIKOPTER, ARGËTOHET ME TË VEGJLIT E TIGRIT DHE LUAN POLO

Një pjesë të mirë të kohës, princi e kalon edhe duke udhëtuar, qoftë me jaht në Mesdhe, apo në shkretëtirë

Ka shumë gjëra që mund të mos i dimë rreth vendit aziatik të quajtur Brunei, që është një vend i vogël në ishullin Borneo - por ajo që e dimë pa dyshime, është se princi i këtij vendi nuk turpërohet nga reklamimi i pasurisë që ka. Derisa ka vetëm 26 vjet, Shkëlqesia e tij mbretërore, princi Abdul Mateen poston fotografi të jetës së tij 'të çmendur' dhe ndan me 733,000 pasuesit e tij në 'Instagram' të bëmat e tij në vendet më luksoze në botë. 

Kënaqet duke qëndruar në plazh dhe duke ledhatuar kafshët e egra

Ai është njëri nga pesë djemtë dhe shtatë vajzat e sundimtarit të Bruneit, Sulltan Hassanal Bolkiah. Duke qenë se i ati i tij ka një pasuri prej rreth 20 miliardë dollarësh, stili i jetës së princit është me të vërtetë luksoz. Ai kalon një kohë të gjatë duke luajtur polo, udhëton me avionë privatë dhe kënaqet duke qëndruar në plazh dhe duke ledhatuar kafshët e egra. Kjo bie ndesh me figurën e princit, që dy vjet më parë ishte sjellë në një intervistë për revistën "GQ Thailand", në të cilën ai ishte përshkruar si "njeri realist i cili nuk dëshiron ta shpenzojë pasurinë e familjes së tij dhe është më i interesuar që ta bëjë një jetë të thjeshtë, me miq e familjarë". Ndoshta kështu ishte dikur, por tani, aspak jo. 

Orët tmerrësisht të shtrenjta

Ai është parë të mbajë orë tmerrë- sisht të shtrenjta, vetura po aq luksoze dhe shpesh shihet me kafshë ekzotike, të shtrenjta. Thuhet se ai e quan veten "babai i tigrave". Një pjesë të mirë të kohës, princi e kalon edhe duke udhëtuar, qoftë me jaht në Mesdhe, apo në shkretëtirë dhe në ishujt tropikalë. Ai është i njohur edhe me Britaninë, meqë aty ka mbaruar shkollimin ushtarak në Akademinë mbretërore ushtarake "Sandhurst". Më pas kreu edhe Shkollën e studimeve orientale dhe afrikane, në Universitetin e Londrës. Është fans i Mançester Junajtedit. Përpos futbollit, i intereson edhe boksi. Sikur edhe i ati, princi di vet të pilotojë me avionë të vegjël. Detyrat e tij mbretërore përfshijnë përfaqësimin e t'et në mbarë botën. 

Image

 

(Kosova Sot)