Senati amerikan miraton Projektligjin për Buxhetin 400 miliardë dollarë

  • 09 February 2018 - 12:03
Senati amerikan miraton Projektligjin për Buxhetin 400 miliardë dollarë

Senati amerikan ka votuar për rihapjen e Qeverisë dhe miratimin e marrëveshjes për buxhetin prej 400 miliardë dollarësh, pasi liderët kongresistë janë përpjekur për të minimizuar efektet e mbylljes së Qeverisë.

Marrëveshja ka kaluar me 71 vota në favor të saj dhe tani duhet të kalojë te Dhoma e Përfaqësuesve.

Më 19 janar, qeveria amerikane ishte mbyllur për tri ditë pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi kanë dështuar në arritjen e marrëveshjes për financim.

Qeveria është hapur më 23 janar, pak kohë pas votimit nga dy dhomat e Kongresit.

(Kosova Sot)