Vritet roja i sigurisë në një pompë benzine (Video)
Një 35-vjeçar, i cili punoi si roje sigurimi në një kafeteri të pompës së benzinës në Brazil, u vra me armë zjarri nga një person i paidentifikuar.
I armatosuri hyri në lokal me fytyrë të mbuluar me helmetë. Rojtari, i cili nuk ishte polic, dorëzohet. Krimineli më pas e urdhëron viktimën që të ecë disa hapa dhe e qëllon me armë sapo ai të kthehet.
Kur policia arriti në vendin e ngjarjes, rojtari veçse kishte ndërruar jetë.
Askush deri më tani nuk u arrestua.
(Kosova Sot)