Epopeja e UÇK-së: Ndizen Zjarret në Prekaz

  • 07 March 2018 - 20:17
Epopeja e UÇK-së: Ndizen Zjarret në Prekaz

Një zjarr i madh i ndezur në fshatin Prekaz ka shënuar “Natën e Zjarreve” manifestim që mbahet çdo 7 mars.

Zjarre të ngjashme janë ndezur edhe në të gjitha vendet e Kosovës ku janë zhvilluar betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ky manifestim përmbyll Epopenë e UÇK-së që ka filluar më 5 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij.

Një manifestim kulturor-artistik për nder të kësaj dite do të mbahet në Skenderaj.

Në këtë aktivitet po marrin pjesë shumë njerëz nga e gjitha Kosova, ndërsa më pas do të mbahet dhe një koncert në sheshin që mban emrin e heroit Adem Jashari, në Skenderaj.

Me atë që njihet si “Nata e Zjarreve” përmbyllet edhe Epopeja e UÇK-së, që shënjon 20 vjetorin e fillimit të luftës në Kosovë.


(Kosova Sot)