Tragjike në Itali, 36 vjeçari shqiptar gjendet i pajetë në kanal, ishte zhdukur prej së hënës
Një 36-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur pranë një kanal, në zonën e Aquila të Italisë.
Sipas mediave vendase 36 vjeçar ishte zhdukur nga shtëpia që prej ditës së hënë.
Shqiptari, Edmond Preka, u gjet mbrëmë në Paganicë (L'Aquila), në një kanal që rrjedh në lumit Vera.
Në pamje të parë, vdekja nuk ka ardhur nga dhuna apo vrasje.
E dashura e shqiptarit kishte bërë denoncim në polici.
36 vjecari Edmond Preka jetonte prej disa vitesh në komunën Paganica. Ishte i martuar, baba i dy fëmijve dhe punonte në ndërtim. Njihej si një person familjar dhe i ndershëm.
Mendohet se ai mund të jetë shtypur nga ndonjë makinë pasi ka qenë duke u kthyer në këmbë për në shtëpi, por për të qartësuar gjithçka do të t’i nënshtrohet autopsisë.
(Kosova Sot)