A i kupton qeni, emocionet e njerëzve, ja çfarë thotë studimi

  • 09 March 2018 - 21:19
A i kupton qeni, emocionet e njerëzve, ja çfarë thotë studimi

A ju duket ndonjëherë se qeni është në të njëjtën gjendje emocionale si ju? Këtu mund të ketë diçka të vërtetë. Në një eksperiment të ri, qentë treguan shenja se ata ishin në gjendje të kuptonin nëse një person ishte i gëzuar apo i zemëruar, në bazë të shprehive të fytyrës dhe zërit.

Studimi i botuar në gazetën Biology Letters, ka eksplorua lidhjen emocionale mes njeriut dhe mikut të tij më të mirë.

“Ne nuk e dinim ende nëse qentë mund të kuptonin disi shprehitë negative ose pozitive në fytyrën e njeriut”, tha udhëheqësja e studimit, Natalia de Souza Albuquerque, Ph.D. në psikologjinë eksperimentale në Universitetin e Sao Paolos të Brazilit.

Për studimin, de Souza Albuquerque dhe ekipi i saj rekrutuan 17 qen që mbaheshin si kafshë shtëpiake, nga Lincoln, Angli dhe i kaluan ata përmes dy raundeve eksperimentale në laboratorin e tyre.

Në provat e para, secili nga qentë u vendos para dy ekranëve ku u shfaq fytyra e një personi të trishtuar ose të lumtur. Imazhet pastaj u shoqëruan me një shumëllojshmëri tingujsh.

Kur qentë shihnin imazhe apo dëgjonin tinguj, ata i shikonin më gjatë ekranet madje edhe lehnin. Vëmendja që qentë i kushtuan ekraneve ishte në dëshmi se ata ishin në gjendje të kuptonin emocionet.

Nga ana tjetër, kur qentë dëgjuan një tingull neutral, kafshët humbën interesin, duke shikuar rreth dhomës në vend të ekranit, një tregues se qentë e vinin re mungesën e emocioneve.

(Kosova Sot)