Motorri godet makinën... adoleshenti përfundon në spital
Një aksident ka ndodhur në Divjakë këtë mbrëmje, ku një motoçikletë me dy persona është përplasur me një automjet të tipit Volkswagen.
Ngjarja ka ndodhur rreth dy orë më parë. Dy personat që ndodheshin në motor janë plagosur, veçanërisht pasagjeri, një 17 vjeçar, i cili është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë. Drejtuesi i motorit fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime serioze.
Informacion paraprak
Në datën 18.03.2018, rreth orës 20:00, në Divjakë, motocikleta tip "Pianxho" me drejtues shtetasin L.M, 23 vjeç, është përplasur me mjetet tip "Fiat" me drejtues shtetasin A.S, 35 vjeç dhe "Volksëagen" me drejtues shtetasin K.P, 37 vjeç, të gjithë banues në Divjakë.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçiketës i cili nuk ka probleme për jetën dhe pasagjeri në motoçikletë, shtetasi R.M, 17 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
(Kosova Sot)