Sulmuesi i shkollës në Merillend vritet nga policia
Një person i armatosur, i cili ka qëlluar dhe plagosur dy nxënës në një shkollë të mesme në Merillend të SHBA-së, është vrarë nga policia, njoftuan autoritetet e rendit.
Austin Wyatt Rollins, 17 vjeç, ka qëlluar një vajzë 16 vjeçe që është në gjendje kritike dhe një djalë 14 vjeç.
Sulmi ka ndodhur në shkollën e mesme Great Mills në qarkun Saint Meri.
Guvernatori i Merillendit, Larry Hogan, u shpreh i shqetësuar, duke thënë se "lutjet nuk janë të mjaftueshme".
Muajin e kaluar, të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Florida kanë lënë të vrarë 17 persona.
Nikolas Cruz, 19 vjeç, e ka pranuar kryerjen e sulmit në Florida dhe është ngarkuar me 17 akuza për vrasje me paramendim.
(Kosova Sot)