Nis seanca, 95 deputetë në sallë
Seanca e Kuvendit të Kosovës e paralajmëruar për orën 11:00 ka filluar me gjysmë ore vonesë.
Në sallë janë 95 deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Kadri Veseli në fjalën hyrëse tha se diskutimet rreth Ligjit për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit janë zhvilluar gjatë ditës së djeshme, kurse sot pritet vetëm votimi.
Për të kaluar demarkacioni nevojiten 80 vota të deputetëve.
(Kosova Sot)