Çka thotë fallxhesha në lidhje me çiftin e ri mbretëror?
Një eksperte sa i përket leximit të fatit nga shuplaka e dorës, ka treguar pse, sipas saj, princi Harry dhe Meghan Markle paraqesin kombinim të përkryer. Sipas Helen Elizabeth Evans, duka dhe dukesha e re e Saseksit, në bazë të shikimit të duarve të tyre, janë që të dy të ndjeshëm dhe të kuptueshëm, gjë që i bën ata një çift tepër të përshtatur me njëri-tjetrin. Ajo thotë se, duart e fuqishme të princit Harry, tregojnë se ai dëshiron të jetë mbrojtës i nuses së tij të re dhe, është 100% në anën e Meghanit, pa marrë parasysh se çka do të sjellë e ardhmja.
Manifestimi i emocioneve
Helen shtoi se Harry ndonjëherë mund të mos i manifestojë emocionet, por se nusja e kupton atë shumë mirë. 'Ata përshtaten shumë mirë me njëri-tjetrin', thotë Helen. Helen jep edhe disa hollësi nga leximi i shuplakave të duarve të çiftit të ri mbretëror: 'Vija e zemrës ishte pak më e theksuar në duart e të dy bashkëshortëve, sesa që ishin vijat e tjera, transmeton "Kosova Sot Online".Nuk ka dyshim se Meghan është një tip i njeriut të cilin unë e quaj humanitar, meqë ajo është 'shpirti i të tjerëve', pra në rend të parë vendosë të dashurit e saj, e jo vetveten.
"Nusja e kupton atë edhe pa folur"
Harry në disa raste mund të jetë i ngathët në aspektin emocional, mund të jetë i rezervuar, duke mos treguar se çka është duke menduar. Ai nuk tregon gjithmonë atë që ndjen. I mban gjërat për vete dhe nuk dëshiron t'i ndajë ato me askënd. Por, nusja e kupton atë edhe pa folur". Fallxhesha shtoi se e ardhmja e këtij çifti është pozitive, meqë që të dy ata e vendosin njëritjetrin në rend të parë.
(Kosova Sot)