Ministri Hamza i del kundër Qeverisë, nuk e do pagën me rritje
Ministri i Financave, Bedri Hamza nga radhët e PDK-së ka dalë kundër vendimit të Ramush Haradinajt për rritje të pagës. Hamza bashkë me këshilltarët e tij ka hequr dorë që të marrë pagën me rritje, pavarësisht se Gjykata Kushtetuese konstatoi se vendimi i Qeverisë për rritjen e pagave nuk bie ndesh me Kushtetutën.
Bedri Hamza është ministri i parë që po del kundër këtij vendmi në Qeverinë Haradinaj. Ai konsideron se një rritje e tillë është e dëmshme për buxhetin e Kosovës.
Vendimin në fjalë Vetëvendosje e kishte dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Më pas Haradinaj ka kërkuar që ky vendim të pezullohet përkohësisht deri sa të merret një vendim nga Gjykata. Javën e kaluar Kushtetuesja kishte konstatuar se rritja e pagave për zyrtarët e qeverisë nuk përbën ndonjë shkelje.
(Kosova Sot)