Haradinaj: Ngushëllime familjes, Gazmend Sinani po festonte ditëlindjen

  • 23 June 2018 - 11:04
Haradinaj: Ngushëllime familjes, Gazmend Sinani po festonte ditëlindjen

Gazmend Sinani, përfaqësues i Kosovës në basketboll, ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor që ka ndodhur në Gjakovë. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ngushëlluar familjen e basketbollistit si dhe ka treguar një detaj për të, në ditën tragjike Sinani po festonte ditëlindjen.

Në aksident kanë pësuar lëndime edhe disa të tjerë.

“Tronditës lajmi për vdekjen tragjike të anëtarit të përfaqësueses sonë në basketboll, Gazmend Sinani, i cili po festonte ditëlindjen. Familjes Sinani, miqve dhe FBK-së ngushëllimet më të sinqerta, kurse të lënduarve Granitit, Fisnikut, Altinit dhe Kujtimit u dëshiroj shërim të shpejtë”, ka shkruajtur Kryeministri.

Për vdekjen e tij kanë shprehur ngushëllime shumë fytyra të njohura publike.

(Kosova Sot)