‘Qarten’ peshkaqenët: Sulmojnë njerëzit në Australi, dy në gjendje të rëndë
Një grua ka pësuar një ”lëndim serioz në këmbë” në një sulm nga peshkaqeni në vendit e popullarizuar të turizmit në Australi, thonë paramjekësorët.
Ky është sulmi i dytë serioz në ishujt Whitsunday të Queensland’it brenda 24 orëve, shkruan BBC.
Të mërkurën, një grua u trajtua për lëndime në këmbë dhe nyje. Ajo mbetet në gjendje të rëndë.
Vajza, 12, vjeçare, u dërgua në spital të enjten gjithashtu ndodhet në gjendje të rëndë, tha Shërbimi i Ambulancës i Queensland.
Ajo kishte qenë me babain dhe motrën e saj kur u sulmua dhe mori ndihmën e parë në skenë, tha një zyrtar.
Mediat lokale raportuan se autoritetet do të implementojnë masa të kontrollit të peshkaqenëve, në përgjigje ndaj incidenteve.
(Kosova Sot)