Djali e sulmon babain gjatë ahengut në Graçanicë

  • 20 October 2018 - 12:34
Djali e sulmon babain gjatë ahengut në Graçanicë

Në Graçanicë, një baba ka raportuar në polici se është sulmuar nga djali i tij. Të dy janë serbë të Kosovës.

Thuhet se ngjarja ka ndodhur gjatë një ahengu, ku si pasojë, djali e ka sulmuar me mjet të mprehtë. Në raportin policor gjithashtu thuhet se ai ia ka dëmtuar edhe veturën.

Me vendim të Prokurorit, djali është dërguar në qendrën për mbajtje.

 

(Kosova Sot)