Çfarë do të bënte daja për Bajram Gecajn? Kish’ me kall krejt! (Video)
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Bajram Gecaj, i cili ditë më parë kishte deklaruar se u ka thënë anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje se nëse tentojnë t’ia rrëzojnë kamionin e dajës tim, “do të merrni një ‘dajak’ të cilën nuk do ta harronit deri sa të ishit gjallë”, ka thënë se daja i tij njihet me emrin përkëdhelës - Cubi!
I pyetur nga moderatori Fidan Jupolli në emision Rrokum Roll në TV Rrokum, se çka kish me ba daja me ia nguc nipin, Gecaj tha: “Kish’ me kall krejt”!
Në këtë emision ai ka fol për Asociacionin e Komunave Serbe, ku thotë se ky Asociacion nuk e bosnjëzon Kosovën.
"Për herë të parë Kosova ka me shtri sovranitetin e vet në krejt vendin", ka thënë ai.