Vetëvendosje: Deputetët po shantazhohen nga Presidenti dhe Qeveria
Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se deputetët janë të shantazhuar dhe në presion nga Qeveria dhe Presidenti, andaj edhe nuk kanë guxim të veprojnë në mbrojtje të territorit dhe sovranitetit.
Në këtë parti konsiderojnë se nëse Presidenti Hashim Thaçi nuk ndalet sa i përket dialogut me Serbinë, atëherë demonstratat janë të pashmangshme.
Deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se veprimet e tyre karshi çështjes së presidentit në bisedimet me Serbinë, do t’i intensifikojnë varësisht prej rrethanave.
Ndërsa Fatmire Kollqaku foli për gjendjen e shëndetësisë në vend, ku tha se mjekët e sapo diplomuar po ikin për shkak se kontributi i tyre këtu është nënvlerësuar.
Kurse Arbërie Nagavci tha se projektligji për pagat i rrit pabarazitë në mes të punëtorëve publik.
Aty po ashtu u tha se me projektligjin për pagat në sektorin publik, paga e presidentit i bie të jetë 17 herë më e madhe se paga minimale, 15 herë më e madhe ajo e kryeministrit, dhe paga e deputetit 12 herë më e madhe se minimalja.
(Kosova Sot)
