Daçiq: Kjo është fitore e Serbisë, pa thënë ne ‘po’ nuk mund të bëhet asgjë
Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq e ka quajtur fitore të Serbisë dhe popullit serb mos anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL.
Daçiq u është adresuar mediave pas votimit negative që Kosova mori në Dubai për anëtarësim në OKB.
“Dua të them se kjo është një fitore e madhe për Serbinë dhe popullin serb. Kjo tregon se asgjë nuk mund të bëhet në afekt dhe asgjë s’mund të kalojë pa pajtimin e Serbisë”, ka thënë ai.
“Kosova ka provuar me forcë të anëtarësohet në UNESCO, e pastaj edhe në Interpol, në kundërshtim me të gjitha rregullat ndërkombëtare, duke menduar se mund të përfitojnë nga Fuqitë e Mëdha dhe mbështetja e tyre”, ka thënë Daçiq.
(Kosova Sot)