Rreh prindërit dhe shkatërron shtëpinë, dërgohet në psikiatri për gjysmë viti

  • 22 November 2018 - 12:41
Rreh prindërit dhe shkatërron shtëpinë, dërgohet në psikiatri për gjysmë viti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vushtrri, i cili pasi kishte rrahur prindërit, është dërguar në psikiatri.

“I dyshuar mashkull K-Shqiptar ka sulmuar fizikisht prindërit e tij si dhe ka demoluar shtëpinë. I dyshuari është arrestuar nga policia pasi i njëjti kishte aktvendim nga gjykata që të dërgohet në spitalin psikiatrik për shërim në periudhë gjashtë mujore”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. 

 

(Kosova Sot)