Selimi: Pacolli të dorëhiqet, nuk e meriton të jetë ministër

  • 22 November 2018 - 12:46
Selimi: Pacolli të dorëhiqet, nuk e meriton të jetë ministër

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi në seancën ku po diskutohet për dështimet dhe skandalet e diplomacisë kosovare, ka thënë se Kosova është në gjendje të rëndë në arenën ndërkombëtare.

Ai ka kërkuar që, Behgjet Pacolli, të jap dorëheqje.

“Ministri e ka bërë ‘mish mash’ diplomacinë. Ministri duhet të shkarkohet dhe qeveria duhet të jap dorëheqje.”

“18 vende njohëse që nuk ja dhanë votën Kosovës për INTERPOL. Nuk i thanë po anëtarësimit të Kosovës në INTERPOL”, ka thënë ai.

“Ministri e ka bërë mish mash diplomacinë. Ministri duhet të shkarkohet dhe qeveria duhet të jap dorëheqje”, ka thënë ai.

Ky ministër nuk duhet të jetë ministër, thotë deputeti i VV-së.

(Kosova Sot)