Yll Rugova, Drejtor i Kulturës në komunë të Prishtinës, ka bërë publike dorëheqjen që ka dhënë nga ky post me 22 nëntor, pak pasi që PSD shkarkoi nga posti i kryetarit edhe dy anëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje
Rugova përmes Facebook’ut ka shkruar se këto ditë ka dhënë dorëheqje edhe formalisht, duke sqaruar se kjo nuk ka ndodhur për ndonjë arsye politike.
“Më duhet të them edhe njëhere se dorëheqja ime nuk është asessi heqje dorë nga projektet e rëndësishme kulturore, e shoqërore që janë nisur, e as nga projektet e rëndësishme progamore që janë proklamuar bashkarisht, por është heqje dorë nga qeverisja e zbehtë e Prishtinës që e ka shkëputur tash edhe bashkëpunimin me Vetëvendosjen”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, ai ka shtuar se do të vazhdojë të qëndrojë në Lëvizjen Vetëvendosje.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti pati shkarkuar Arben Vitinë, ish-drejtor i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës dhe Nora Kelmendin nga drejtoria për Kadastër.
Vitia e Kelmendi u patën deklaruar përmes një konference për media se për shkarkimin kanë marrë vesh nga mediat.

