Thaçi ua fyen inteligjencën qytetarëve, flet për luftim të korrupsionit

  • 10 December 2018 - 20:21
Thaçi ua fyen inteligjencën qytetarëve, flet për luftim të korrupsionit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar sot se “Korrupsioni është armiku më i madh i një shoqërie demokratike”.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ai theksoi rendësinë e aktiviteteve në kuadër të “Javës kundër Korrupsionit”, për krijimin e një dinamike të re për luftimin e kësaj dukurie negative.

“Kosova ka krijuar legjislacionin më modern në rajon dhe institucionet duhet ta kenë rolin dominues në luftën kundër korrupsionit, por gjithsesi se nevojitet edhe një angazhim i fuqishëm qytetar, që kjo luftë të sjell rezultate më shumë”.

Në mes tjerash Thaçi shtoi se “Funksionalizimi i tërë mekanizmave që merren me zhbërjen dhe parandalimin e korrupsionit është hap jetik për forcimin e shtetit të së drejtës”.

 

(Kosova Sot)