Studentët vendosin! Ja sesi po përshkallëzohet protesta në Tiranë

  • 11 December 2018 - 16:56
Studentët vendosin! Ja sesi po përshkallëzohet protesta në Tiranë

Me përfundimin e ultimatumit të vendosur nga protestuesit, të rinjtë kanë debatuar në lidhje me formën e përshkallëzimit të protestës dhe mesa duket është vendosur që forma të jetë bllokimi i rrugëve.

Turma momentalisht është e ndarë, pasi qindra studentë po qëndrojnë në ambientet përballë Ministrisë së Arsimit, atje kur për 7 ditë është protestuar për 8 kërkesa të panegociueshme.

Mbetet ende e paqartë sesi protesta do të formësohet, pasi shumë protestues janë larguar dhe po aq shumë po qëndrojnë përballë Ministrisë së Arsimit.

(Kosova Sot)