Ferizajasi i dehur rreh gruan

  • 12 December 2018 - 11:04
Ferizajasi i dehur rreh gruan

Policia e Kosovës, ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi dyshohet se i njëjti ka rrahur gruan e tij.

Sipas policisë, personi i arrestuar për dhunë në familje kur kishte kryer aktin kishte qenë i dehur, ndërkaq viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Ferizaj 11.12.2018 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar i cili në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër K-shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK’së.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

(Kosova Sot)