Sokol Dobruna deklarohet pas marrjes në pyetje nga Specialja

  • 13 December 2018 - 17:30
Sokol Dobruna deklarohet pas marrjes në pyetje nga Specialja

Ish-kryetari i Gjykatës Ushtarake të UÇK-së, Sokol Dobruna, ka përfunduar ditën e parë të marrjes në pyetje nga hetues të Prokurorisë së Specializuar.

Pas marrjes në pyetje, Dobruna ka thënë se i ka shpjeguar Prokurorisë së Specializuar “se nuk ka ushtri në botë që ka respektuar ligjet e luftës sa ne”.

Ka treguar se do të merret në pyetje edhe nesër e pasnesër. Dobruna ka përmendur edhe rastin e dorëzimit të dy ushtarëve serbë te OSBE-ja duke përsëritur se me këto veprime është mbrojtur imazhi i UÇK-së.

Dobruna ka treguar se është përmendur edhe rasti i Blerim Kuçit, për çka ka thënë se do të flasë edhe në ditët në vijim.

Sa i përket deklaratave së disa ish-luftëtarëve që të mos pranohen ftesat e Speciales, Dobruna ka thënë se secili e ka për vete.

“Unë me vetëdëshirë kam shkuar. Secili e ka për vete. Duhet të mbrohet pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka thënë ai.

(Kosova Sot)