Vuçiq me gjeneralë vjen te kufiri i Kosovës

  • 14 December 2018 - 10:59
Vuçiq me gjeneralë vjen te kufiri i Kosovës

Në ditën e votimit për shndërrim të FSK-së në Ushtri të Kosovës, Serbia ka shtuar masat e sigurisë përgjatë kufirit me Kosovën në veri dhe në jug.

Medie serbe njoftojnë se sot për “vizitë të jashtëzakonshme” te kufiri me Kosovën ku janë përqendruar forca të mëdha ushtarake e policore serbe , ka shkuar edhe kryetari Serbisë Aleksandar Vuçiq i cili është komandant suprem i Ushtrisë së Serbisë.

Me Vuçiqin janë edhe ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të kësaj ushtrie gjeneralkoloneli Milna Mojsiloviq dhe përgjegjës të lartë nga ushtria dhe policia e Serbisë.

(Kosova Sot)