Vendimi historik në Kosovë....Rama i bie SHUMË shkurt!!!

  • 14 December 2018 - 12:01
Vendimi historik në Kosovë....Rama i bie SHUMË shkurt!!!

Nuk ka zgjedhur të thotë asgjë më shumë veçse “Urime”. Kështu ka reaguar kryeministri Edi Rama pas vendimit historik të transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës

Kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur që të urojë përmes një fotoje, ku shfaqet presidenti Hashim Thaçi me uniformë ushtarake, një ditë më parë teksa vizitonte kazermën “Adem Jashari”, duke i shtuar fjalën urime tri herë, shoqëruar me flamujt e Kosovës, Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian.

(Kosova Sot)