Hungaria ofron bursa për studentët kosovarë

  • 14 December 2018 - 17:28
Hungaria ofron bursa për studentët kosovarë

Bursat do t’ju jepen studentëve që japin me sukses provimin pranues në prill dhe maj në institucionin amë

Ambasada e Hungarisë në Prishtinë njofton opinionin kosovar se ky shtet ka hapur konkurs për studentë kosovarë që duan të studiojnë në Hungari dhe kjo bëhet në kuadër të lansimit të Programit për bashkëpunim shkencor dhe edukues midis Republikës së Kosovës dhe Hungarisë, të vitit 2016 ku kanë mbetur edhe 50 vende të lira për studentë nga Republika e Kosovës që t’i fillojnë studimet e tyre në Hungari nga shtatori i vitit 2019. Kuotat mbesin të njëjta, si vijon: 

 

25 bursa për programe të plota studimi BA/BSc

20 bursa për programe të plota MA/MSc

5 bursa për studime të plota PhD ose DLA në çdo fushë të interesimit.

Programet studiuese në përgjithësi janë në dispozicion në gjuhët angleze dhe hungareze, me disa programe që ofrohen edhe në gjermanisht dhe frëngjisht.

 

Kushtet për bursë: 

-aplikimi falas për vizë

-përjashtim bën vetëm pagesa e tarifës shkollore

-leje mujore – gjatë 12 muajve në vit, pse gjatë pjesës së studimeve të pjesshme

HUF (forinta hungareze) 40,460/muaj (rreth 130 EUR) në rast të programeve një nivel, baçelor (BA/BSc) dhe programeve master (MA/MSc) dhe HUF 140,000/muaj (rreth 450 EUR) për dy vitet e para dhe HUF 180 000 (rreth 580 EUR) për dy vitet e fundit në rast të programeve të doktoratës (ekstra HUF 400 000 (rreth 1290 EUR) në fund, nëse studenti mbaron me sukses programin e doktoratës)  asistencë nga institucioni për akomodim (konvikt studentësh/shtrat)

-varësisht nga kapaciteti i institucionit të shkollimit të lartë, apo një shumë e qirasë (akomodimit) prej HUF 40,000/muaj (rreth 130 EUR), sigurimi shëndetësor sipas legjislacionit relevant hungarez dhe

-asistenca suplementare e sigurimit mjekësor me rastin e hyrjes dhe qëndrimit të bursistit në Hungari

-veçanërisht: viza dhe lejeqëndrimin, aplikimin për kartë të sigurimit social dhe kartë studentore të identifikimit

 

Procedura e aplikimit:

- Periudha e aplikimit filloi më herët këtë vit, studentët tanimë mund të aplikojnë dhe afati përfundimtar është 15 Janar 2019.

- Aplikantët do të informohen rreth rezultateve të raundit të parë të përzgjedhjes në mars të vitit 2019.

- Bursat do t’ju jepen studentëve që japin me sukses provimin pranues në prill dhe maj në institucionin amë.

- Applikantët informohen rreth rezultateve finale në fund të korrikut të vitit 2019.

- Gjatë gushtit të vitit 2019 studentët duhet të fillojnë me procedurën e aplikimit të vizave dhe ta organizojnë udhëtimin e tyre në Hungari. Para se të fillojnë studimet e tyre në hungarisht, studentët do të marrin pjesë në kursin përgatitor njëvjeçar, të ofruar nga institucioni mikpritës. Studentët që aplikojnë për programe në gjuhë të huaja duhet të kenë njohuri adekuate të asaj gjuhe të huaj (anglisht, frëngjisht, gjermanisht). Secili student mund të aplikojë deri në dy programe të ndryshme të studimit.

 

 

(Kosova Sot)