Gjilanasi raporton në polici se i është zhdukur babai

  • 15 December 2018 - 12:44
Gjilanasi raporton në polici se i është zhdukur babai

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në Gjilan është zhdukur një burrë. Rastin në polici e ka raportuar djali i të zhdukurit.

Deri më tani nuk dihet vendndodhja e tij, policia po merret me rastin.

Njoftimi i plotë:

Ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka njoftuar se prindi i tije, babai mashkull K/Shqiptar, është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tije. Njësitet Policore janë duke e hetuar rastin.

 

(Kosova Sot)