Kryetari i Suharekës paralajmëron protesta kundër KEDS'it

  • 16 December 2018 - 19:59
Kryetari i Suharekës paralajmëron protesta kundër KEDS'it

Komuna e Suharekës tash e sa kohë është duke u përballur me ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike.

Duke e parë këtë gjendje të rënduar, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka paralajmëruar protesta nëse nuk përmirësohet kjo gjendje nga ana e KEDS'it.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se bashkë me qytetarët dhe bizneset do t’i bllokojnë rrugët si shenjë revolte ndaj kësaj gjenje në Suharekë.

"Pa energji elektrike Komuna e Suharekës po përballet me orar të tejzgjatur tash e sa kohë, dhe kjo situatë po bëhet e padurueshme", është shprehur ai.

"Jo vetëm amviseria por edhe bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë", ka thënë Muharremaj.

"Nëse kjo situatë nuk përmirsohet nga ana e KEDS-it, bashkë me qytetarët dhe bizneset do ti bllokojmë rrugët, duke protestuar në forma paqësore deri në përmirsimin e kësaj gjendje", ka paralajmëruar ai.

 

(Kosova Sot)