Hoxhaj arrin në Bruksel për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit

  • 16 December 2018 - 22:36
Hoxhaj arrin në Bruksel për mbledhjen e Këshillit të Stabilizim Asociimit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka arritur në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e tretë të nivelit të lartë të Këshillit për Stabilizim - Asociim në Bruksel.

Në këtë takim do të marrin pjesë kryeministri Haradinaj, zëvendëskryeministri Hoxhaj, ministri Pacolli, si dhe nga ana e BE’së Mogherini dhe Hahn.

Në këtë takim do të diskutohet për raportet në mes të BE'së dhe Kosovës si dhe për zhvillimet e fundit në vend.

 

(Kosova Sot)