Ish-kreu i Burgjeve kërkon dëmshpërblim për të gjitha ditët e qëndrimit në qeli
Artur Zoto, ish-drejtori i përgjithshëm i Burgjeve kërkon dëmshpërblim nga shteti për çdo ditë që ka kaluar në paraburgim.
Zoto u arrestua nga policia dhe u mbajt në paraburgim me akuzën e korrupsionit në datën 21 shkurt 2017, por në 19 shtator 2018 u shpall i pafajshëm nga Krimet e Rënda.
Gjykata e shkallës së parë e dënoi Zoton me 5 vite burgim. Ky dënim u hodh poshtë nga apeli dhe për rrjedhim Artur Zoto që akuzohej për korrupsion u shpall i pafajshëm. Prokuroria nuk bëri rekurs.
(Kosova Sot)