Pas themelimit të ushtrisë vjen porosia e dhimbshme e babait që i ranë katër djem dëshmorë

  • 17 December 2018 - 09:37
Pas themelimit të ushtrisë vjen porosia e dhimbshme e babait që i ranë katër djem dëshmorë

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vizituar së fundi babanë e katër dëshmorëve, Sheremet Sejdiun nga Qirezi.

Pas vizitës, Musliu ka publikuar disa fotografi ku edhe ka treguar se çfarë i tha babai i dëshmorëve me rastin e transformimit të FSK-së.

Musliu shkroi se ai tha se u bë mirë, por do të duhej që shqiptarët të duheshin edhe pak më shumë mes veti, transmeton Indeksonline.

Deputetja Musliu tha po ashtu se përmes rrëfimit të tij pasqyrohet historia e dhimbshme e Kosovës dhe sakrifica e popullit për liri.

Postimi i plotë:

Sheremet Sejdiu nga Qirezi apo Baca Sheremet si e therrasim ne, baba i kater Deshmorve ishte gezuar shume per Ushtrine e Kosoves. “U ba mire bre bac, tash veq me kane edhe mu dashte pak ma shume ner veti” me tha sapo shkembyem urimet per Ushtrine. 

Permes rrefimit te tij pasqyrohet historia e dhimshme e Kosovës dhe sakrifica e popullit per Liri. Baca Sheremet eshte unikat, perkunder dhimbjes gjithmone gjene force e fjale te mira per te na inkurajuar per te ece perpara. Lavdi e perjetshme deshmoreve Beqir, Nazmi, Bedri dhe Bekim Sejdiut! Respekt per familjen e tyre!

 

(Kosova Sot)