Lista Serbe e kërcënoi me rrëzim Qeverinë Haradinaj, vjen përgjigja nga AAK

  • 17 December 2018 - 11:59
Lista Serbe e kërcënoi me rrëzim Qeverinë Haradinaj, vjen përgjigja nga AAK

Kërcënimet e Listës Serbe, e cila ka dhjetë deputetë në Kuvendin e Kosovës, se do ta rrëzojë Qeverinë e Kosovës në momentin kur partitë opozitare shqiptare do ti bëjnë 51 vota, nuk po shihen si rrezik për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj.

Madje këtë ‘kërcënim’ të deputetit të Listës Serbe, Igor Simiq, nga Qeveria kanë filluar ta marrin edhe jo seriozisht. E gjithë kjo, pasi nga Qeveria Haradinaj janë të bindur që partitë opozitare nuk i bashkojnë votat më këtë listë.

Lidhur me këtë kërcënim, Gazeta Blic ka folur me shefin e Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi i cili u shpreh i bindur që Qeveria nuk do të rrëzohet.

“Qeveria nuk rrëzohet nga Lista Serbe sepse partitë shqiptare nuk votojnë për rrëzimin e Qeverisë iniciatori i së cilës është Lista Serbe. Nuk mund ta rrëzojë Lista Serbe, definitivisht” tha Isufi.

Ndryshe, gjatë ditës së sotme deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq ka deklaruar se janë të gashtëm ta rrëzojnë Qeverinë e Kosovës, nëse opozita siguron 51 vota.

I pyetur se kur deputetët e Listës Serbe do të kthehen në Kuvendin e Kosovës ai është përgjigjur se në Kuvend do të shkojmë vetëm atëherë kur opozita e Kuvendit i mbledh 51 nënshkrime për rrëzimin e Qeverisë për ta dhënë kontributin që kjo Qeveri të bie.

 

(Kosova Sot)