Zbulohet arsyeja pse u anulua konferenca e Haradinajt me Mogherinin

  • 17 December 2018 - 16:06
Zbulohet arsyeja pse u anulua konferenca e Haradinajt me Mogherinin

Kryeministri Ramush Haradinaj ka patur një përplasje të ashpër me shefen e politikës së jashtme të BE-së Federica Mogherinin

Burime brenda takimit në mes delegacionit kosovar dhe përfaqësuesve të BE-së në Bruksel i kanë thënë medias  se Haradinaj nuk ka pranuar në asnjë mënyrë heqjen e taksës 100 % ndaj Serbisë, kërkesë kjo që në vazhdimësi është thënë nga BE.

Haradinaj në këtë takim sipas burimit, fuqishëm ka insistuar se taksa ndaj Serbisë do të mbetet edhe më tutje.

Kryeministri kosovar i ka shfaqur brengën serioze në adresë të BE-së, kur i ka thënë Mogherinit në sy se Serbia është shfaqur destruktive në vazhdimësi, duke mos i respektuar marrëveshjet e arritura në dialogun e Brukselit.

Kësisoj, Mogherini është deturuar ta anulojë konferencën për media, e cila ishte planifikuar të ndodhte pas takimit kokë më kokë.

(Kosova Sot)