Për 11 muaj humb 58 kile

  • 17 December 2018 - 16:25
Për 11 muaj  humb 58 kile

Katër vjet më parë, Ariana Omipi, 24 vjeç, kishte humbur 50 kilogramë për gjashtë muaj, dhe 8 kile shtesë gjatë pesë muajve vijues, por kilet e humbura i kishte kthyer përsëri, meqë nuk mund të ndalte konsumimin e ushqimeve jo të shëndetshme. Bile, ajo shtoi edhe dhjetë kile më shumë, sesa që kishte para fillimit të dietës Ajo ka përshkruar menynë e saj kur ishte me mbipeshë, dhe tani.

Dikur

Kafjalli: Një kafe e ftohtë me qumësht të paskremuar, një vezë, domate, avokado, kërpudha, proshutë dhe spinaq. Dreka: 16 deri 20 copë avokado, sushi me salmon dhe coca-cola pa sheqer. Darka: 400 gramë gjoks të mbushur pule dhe gjysmë kile patate, me sallatë që përmbante djathë dhie dhe katrorë të bukës së thekur.

Tani

Para kafjallit: Një kastravec dhe kapuçin. Kafjalli: Shejk me dy doza të pluhurit proteinik, gjysmë banane e ngrirë me spinaq dhe gjysmë kivi. Dreka: Kërpudha të pjekura me sallatë. Darka: Gjysmë shujte sallatë greke me 50 gramë salmon. Desert: Çaj. - Tani ndjej se kam kontroll ndaj ushqimit. Mund të përgatis diçka pa dëshirë apo nevojë që ta ha atë. Raporti im ndaj ushqimit tani është shumë më i shëndoshë - thotë ajo. Në humbjen e kileve të tepërta, asaj i ka ndihmuar edhe zvogëlimi i lukthit me operacion, gjë që e ka bërë në mars të këtij viti. Tani ajo ngopet edhe me një porcion të vogël. Përpos që përkujdeset çka ha, ajo ushtron dy herë në javë nga 45 minuta me trajner personal, e gjatë fundjavës shkon në male, apo shëtitë me miqtë në natyrë. 

 

(Kosova Sot)