Aksident në Shkopet, mjeti përfundon në humnerë, vdes një person

  • 17 December 2018 - 20:05
Aksident në Shkopet, mjeti përfundon në humnerë, vdes një person

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga në Shkopet dhe ka rënë në humnerë.

Nga aksidenti ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

 

(Kosova Sot)