Milaim Zeka tregon pse u trondit Federica Mogherini

  • 18 December 2018 - 11:13
Milaim Zeka tregon pse u trondit Federica Mogherini

Deputeti nga Nisma Socialdemokrate, Milaim Zeka, përmes një postimi në facebook, ka komentuar takimin djeshëm të kryeministrit , Ramush Haradinaj me përfaqësuesen e lartë, Federica Mogherini.

“Pse u trondit Mogerini? Preje qe ka filluar dialogu me Serbine, te huajte kane bere monolog. Hera e pare qe ndodhi dialogu, edhe Mogerini u trondit. I pari lider kosovar qe pati guximin me i tregu Mogerinit jo vetem çka mendon ai si kryeminister, po çka mendojne qytetaret e Kosoves. Kjo ishte e rendesishme. Nje Bravo politike per kryeministrin Haradinaj, edhe shpresoje qe te gjithe do bashkohemi ne politiken tone te jashtme!”, ka shkruar Zeka, përcjellë Kosova Sot.

(Kosova Sot)