Bislimi: Injorimi i Brukselit

  • 18 December 2018 - 16:04
Bislimi: Injorimi i Brukselit

Sipas analistes Liridona Bislimi, presioni është i padrejtë që vjen nga BE ja, pasi që përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politika të sigurisë, Federica Mogherini, ka thënë vazhdimisht se Qeveria e Kosovës duhet të revokojë menjëherë vendimin për rritjen e taksës në 100 për qind për produktet serbe dhe boshnjake dhe sipas saj ky veprim është në kundërshtim me "frymën" e MSA-së, e ndërsa si duket ajo ka harruar kërkesën tonë që 5 muaj drejtuar Mogherinit, që të prononcohet kundër ndarjes së Kosovës, që të reagojë kundër Serbisë që po punon në mënyrë agresive kundër Kosovës, duke e shkelur "frymën" e normalizimit të marrëdhënieve dhe të na lejohet e drejta si shtet që BE-ja t'i përmbushë obligimet e saj ndaj Republikës së Kosovës. Mirëpo, fajin e bartë edhe klasa jonë politike.

"Çuditërisht ajo vetëm ka heshtur, mos të themi që i ka injoruar këto kërkesa. Kështu Mogherini ka humbur përfundimisht gjithë kredibilitetin e saj, duke e shndërruar veten si një person aspak të pëlqyer nga qytetarët tanë. Vështirë se dikush mund ta imagjinonte se pas një dekade që kur edhe u shpall pavarësia shteti i Kosovës do të ishte në një gjendje kaq të rëndë.

Askush nuk e kishte imagjinuar se Kosova, për shkak të kësaj klase politike tërësisht të inkriminuar, do të izolohet ndërkombëtarisht, do të ketë mafinë kriminale që udhëheq shtetin në të gjitha nivelet e qeverisjes, që nuk do të ketë sundim të ligjit, që do ta kemi arsimin më të dobëtin në rajon e më gjerë, me shëndetësinë më të keqe jo vetëm në rajon, por edhe më keq se vendet afrikane, pa zhvillim ekonomik dhe shteti do të dorëzohet në duart e mafio-oligarkëve, të cilët e kanë degraduar pozitën e Prishtinës zyrtare në Bruksel, saqë Brukseli na bën hesap si për të retarduar mentalë, përderisa lejojmë që politikanë të inkriminuar të na udhëheqin shtetin, asnjë shtet në botë nuk do të na marrë seriozisht", vlerësoi ajo.

"Kosova dhe qytetarët e saj kanë mbetur peng i një grushti individësh të inkriminuar, të cilët për interesa personale e të një grupi të ngushtë po e çojnë këtë vend drejt shkatërrimit dhe falimentimit. Prandaj, politika kosovare dhe shoqëria në tërësi duhet që sa më parë të lirohen nga këta njerëz, në mënyrë që të ecet përpara me njerëz normalë dhe të shkojmë në zhvillime të përgjithshme ekonomike, por edhe në rrugën tonë integruese që e presin Kosovën", potencoi Bislimi për "Kosova Sot".

Lexo edhe këtë: Oferta e shefes së BE-së për taksën, injorim për aspiratat evropiane

 

(Kosova Sot)