I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi anëtar i partisë së Vuçiqit, flet pas ndalesës që iu bë nga SHBA

  • 19 December 2018 - 11:40
I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi anëtar i partisë së Vuçiqit, flet pas ndalesës që iu bë nga SHBA

Departamenti i Shtetit Amerikan ia ka ndaluar hyrjen në territorin e SHBA-së, ish-komandantit të xhandarmërisë serbe, Goran Radosavljeviç, për përfshirjen e tij në rastin e vrasjes së vëllezërve Bytyqi. Një vendim të tillë SHBA e ka marrë edhe për gruan dhe vajzën e Radosavljevic.

Por Radosavljevic thotë se nuk i interesojnë vendime të tilla të Departamentit të Shtetit.

“Unë nuk dua të reagojë ndaj lajmeve të tillë, as nuk më intereson e as nuk më godet një vendim i tillë”, ka thënë Radosjavljevic, shkruan B92.

Ai ka mohuar se ka përgjegjësi për vdekjen e vëllezërve Bytyqi.

“Në organet hetimore kam dhënë deklaratë, dhe një mijë herë unë flas në lidhje me atë”, ka thënë Radosjavljevic.

Ish-komandanti i xhandarmërisë serbe është anëtar i Partisë së Aleksander Vucicit. Ai dyshohet se është i përfshirë dhe përgjegjës për vrasjen e tre anëtarëve të familjes Bytyqi në korrikun e vitit 1999.

(Kosova Sot)