Pas Mogherinit, shikoni çka i bëjnë kosovarët Trumpit në Facebook

  • 19 December 2018 - 12:08
Pas Mogherinit, shikoni çka i bëjnë kosovarët Trumpit në Facebook

Shumë kosovarë të zëmëruar i kanë reaguar ditë më parë shefes së BE’së, Frederica Mogherini, në llogarinë e saj në Facebook

Komentet që u bën, erdhën pasi kjo e fundit doli kundër ushtrisë së Kosovës.Po ashtu dhe në lidhje me premtimin për liberalizimin e vizave. 

Por, për dallim nga shefja e BE-së Mogherini, kosovarët e kanë vërshuar edhe faqen e presidentit të SHBA’së, Donald Trump, me komente.Por duke e falënderuar atë për ndihmën e madhe që po i jep shtetit të Kosovës.

Ndihma që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës me dekada të tëra, ka bërë që numër i madh i tyre (shqiptarëve) të komentojnë në faqen zyrtare të Donald Trump për ta falënderuar këtë vend.

“GodBlessUSA”, “From Kosovo with love” kanë qenë ndër komentet që më së shumti kanë figuruar në profilin e të parit të shtëpisë së Bardhë. Shikoni disa nga komentet: 

(Kosova Sot)