Vuçiq takohet me Tuskun: Pa e larguar vendimin për taksën nuk e vazhdojmë dialogun

  • 19 December 2018 - 13:29
Vuçiq takohet me Tuskun: Pa e larguar vendimin për taksën nuk e vazhdojmë dialogun

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, është takuar sot me presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, me të cilin ka biseduar për normalizimin e raporteve ndërmjet Prishtinë dhe Beogradit.

Vucic ka thënë se Serbia është e gatshme gjithmonë të vazhdojë dialogun, megjithatë sipas tij një gjë e tillë do të jetë e mundur vetëm kur Kosova të tërheq vendimin e marrë para një muaji për taksë prej 100 për qind ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

“Serbia është e përkushtuar për avancimin e bashkëpunimit rajonal. Një parakusht për përmirësimin e bashkëpunimit është respektimi i marrëveshjeve të nënshkruara. E vetmja mënyrë për të krijuar kushte për të vazhduar dialogun, Prishtina duhet të tërheq vendimin e  paligjshëm dhe krejtësisht të pa arsyeshëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Vucicit.

Megjithatë Qeveria e Republikës së Kosovës mbetet e palëkundur në vendimin për taksën ndaj produkteve serbe, duke thënë se taksa nuk do të largohet derisa Serbia ta njoh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

(Kosova Sot)