Pas letrës së Trump, ish deputeti zbulon skenarin e Thaçit për Specialen: Dikush nga bosat e tij francez...

  • 19 December 2018 - 16:25
Pas letrës së Trump, ish deputeti zbulon skenarin e Thaçit për Specialen: Dikush nga bosat e tij francez...

Ish deputeti i Kuvendi të Kosovës, Driton Tali, përmes një postimi në facebook e ka komentuar letrën që presidenti i SHBA-së, Donald Trump ia dërgoi gjatë ditës së djeshme presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

“Këtë "letrën e Trampit" unë e shohë si Arnaud Danjean (DGSE + miqtë e Serbisë në establishmentin françez) dhe në sasi të madhe të pareve të paguara (natyrisht të vjedhura nga Kosova). Krejt kjo: Hashimi me i ikë Gjykatës Speciale. Dikush nga bosat e tij françez i ka tregu Hashimit se deri sa të jeshë faktor Gjykata për interesa politike, nuk të ngucë”, ka shkruar Tali, përcjellë Kosova Sot.

Më tej, sipas tij kështu dikur ka vepruar edhe Millosheviçi.

“Dikur Millosheviçi bante kështu. Serbinë e qonte prej në krize në një krizë tjetër, deri sa e hunbi faktorizimin te serbët.

Ishte adresa kryesore ku shkonin liderët dhe emisarët e ndryshëm politik për të negociuar marrëveshjet e shumta për zgjidhjen e krizës jugosllave, të cilin e filloi dhe e zhvilloi vet Millosheviçi”, përfundon Tali.

(Kosova Sot)