Horoskopi ditor, e enjte, 3 janar 2019

  • 03 January 2019 - 10:25
Horoskopi ditor, e enjte, 3 janar 2019

Dashi (21 Mars - 20 Prill)

Derisa ju po duroni shkaku i ndikimeve negative apo vullnetit të dikujt, bashkëpunëtorët po duken relativisht të pabrengosur dhe nuk ju kushtojnë vëmendje shumë vërejtjeve tuaja. Mirëpo, nuk ka arsye që të grindeni me personin të cilit i mungon toleranca dhe mirëkuptimi bazë. Pranoni idenë që ua ka propozuar personi i zemrës. 

Demi (21 prill - 21 maj)

Gjendeni në formë të shkëlqyeshme psikofizike dhe keni një shqisë të hatashme në vlerësimin e ideve të mira në punë dhe mundësive. Lirisht niseni iniciativën në drejtimin tuaj, jeni mjaftueshëm të aftë t'i kaloni sfidat. Nuk keni arsye të silleni tepër të ndrojtur në shoqërinë e dikujt. Pa gënjyer modestinë,e ekziston mundësia ta lumturoni partnerin. 

Binjakët (21 Maj – 21 Qershor)

Po provoni t'i kuptoni motivet e dikujt dhe të kërkoni zgjidhje efikase për interesat tuaja të përbashkëta. Mendoni mirë para se t'i pranoni kushtet e dikujt, nuk ka arsye që me forcë të merrni vendime të ngutshme. Pranoni pakënaqësinë tuaj emocionale shkaku i vendimit të dikujt. Por, mos sillni vendime për të cilat do të jeni pishman.  

Gaforrja (22 qershor - 22 korrik)

Intuita juaj po tingëllon pothuajse e pagabuar në situata të ndryshme. Keni rol të rëndësishëm në vlerësimin e ideve të mira, që ndikojnë në rezultatet përfundimtare ose në nivelin e suksesit në punë. Ruani qetësinë e shpirtit. Prania e dikujt tingëllon pozitivisht në disponimin tuaj. Gjeni inspirimin e duhur me të cilin do ta mahnitni partnerin. 

Luani (23 korrik - 21 gusht)

Dikujt po i mungon një notë sinqeriteti e juve po ju mungon durimi, kështu që takimi i radhës do të shndërrohet në një debat rreth qëllimeve të ndryshme në punë. Me rëndësi ta nxirrni një mësim të mirë nga gjithë kjo situatë. Për fat të mirë ekziston një person që mundet t'ju disponojë në mënyrë të veçantë, me tema të lumtura. 

Virgjëresha ( 22 gusht - 23 shtator)

Keni bërë një vlerësim të gabuar në punë, kështu që ju mbetet t'i duroni komentet e dikujt tjetër ose edhe kritikat. Me durim prisni në mundësinë e radhës dhe shmangni përgjigjet në pyetjet me dy kuptime që sjellin tensionime shtesë. Nuk po gjeni arsyetime për veprimet e dikujt, por derisa ndjeni shqetësime emocionale, kujdes zgjedhjen.  

Peshorja (24 shtator - 23 tetor)

Në skenën e punës do të ketë ndodhi të reja dhe po ngrihet pluhur i madh rreth disa situatave diskutuese. Provoni të zini vend në rrethin e punës, por edhe të ruani lidhjen e mirë që keni me ekipin e bashkëpunëtorëve. Mos lejoni që sjellja e dikujt të provokojë në reaksion të gabuar emocional. Kini durim, vlerësoni partnerin tuaj. 

Akrepi (24 tetor - 22 nëntor)

Në këtë moment fjalët e dikujt nuk do të thonë shumë, nevojitet të merrni rol aktiv ose më shumë të orientoheni nga zgjidhjet praktike. Do të vërtetohet se jeni njeri me fat, nuk keni arsye që të tërhiqeni nga anash. Përkrahjen më të madhe po e fitoni nga personi i dashur. Keni një ndjenjë të hatashme të cilën duhet ta ndiqni, si udhërrëfyes. 

Shigjetari (23 nëntor - 22 dhjetor)

Po e vëreni se midis bashkëpunëtorëve ekzistojnë interesa të ndryshme dhe kjo në mënyrë automatike po ndikon në marrëveshjet e përbashkëta. Bëni gjithçka që të arsyetoni rolin tuaj në bashkëpunimin tuaj dhe tregoni një sasi të përgjegjësisë. Personi i dashur në mënyrë indirekte po provon të ndikojë në vendimin tuaj, me të drejtë.  

Bricjapi (23 dhjetor - 20 janar)

Sjelljet apo mangësitë e dikujt ndikojnë në mënyrë hutuese, por njëkohësisht ju nuk po arrini të jepni përgjigje më të bindshme. Nganjëherë është e vështirë të vlerësoni me saktësi, kush apo çfarë po ndikon në bashkëpunimin financiar. Prania e dikujt ju shkon për shtati. Lejoni që emocionet tuaja t'ju dërgojnë në vendin e duhur.

Ujori (21 janar - 19 shkurt)

Idenë që e keni nuk duhet ta theksoni si zgjedhjen më të mirë të punës, me durim prisni në përkrahjen e dikujt që po ju mungon. Nëse me kujdes përcillni atë që ju ndodh në skenën e punës, do ta keni të qartë se te kush mund të mbështeteni. Qëllimet tuaja emocionuese dikush po i shpjegon në mënyrë të ndryshme. Dukeni të tensionuar, kujdes. 

Peshqit (20 shkurt - 20 mars)

Nganjëherë gjërat duken ndryshe nga përshtypja e parë në bazë të tregimit të dikujt. Kontrolloni informacionet e ndryshme që ndikojnë në rrjedhën e mëtutjeshme të gjërave. Nuk keni pse të merrni vendime të shpejta apo ta ndryshoni radhitjen tuaj të punës. Me personin e dashur po brengoseni së tepërmi pa pasur arsye të duhur. Mos u bazoni në thashetheme. 

 

 

(Kosova Sot)