Vladimir Putin ka një skenar të ri për zgjidhjen e çështjes së Kosovës
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin qëndroi të enjten për vizitë në Serbi.
Ish ambasadori i Serbisë në Bjellorusi, Sreçko Gjukiq ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin gjatë vizitës në Beograd ka paralajmëruar një skenar të ri të mundshëm për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.
Gjukiq ka thënë se kjo parasheh angazhimin më aktiv të Rusisë së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
Gjukiq ka theksuar se Putin është i mendimit se udhëheqja e Bashkimit Evropian të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit nuk ka sjellë rezultatet e duhura dhe duhet të ekzistojë një modul i ri për të sjellë një zgjidhje përfundimtare.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka falënderuar Putinin për vizitën e tij në Beograd duke shprehur kënaqësinë e tij për mbështetjen e vazhdueshme të presidentit rus ndaj Serbisë.
(Kosova Sot)