Tentimvrasje në Klinë, katër të arrestuar

  • 18 January 2019 - 18:48
Tentimvrasje në Klinë, katër të arrestuar

Një tentim-vrasje ka ndodhur sot gjatë ditës në një fshat të Klinës. Prokuroria e Pejës ka njoftuar se deri tani për këtë rast, deri tani janë arrestuar katër persona.

Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Tentim vrasje në një fshat të Klinës ka ndodhë sot në oren 15:30. Deri tash për këtë rast janë arrestu 4 persona.Viktima gjendjet ne spitalin rajonal të Pejës ”, ka thënë Nikçi.

Burime të medias  kanë thënë se sulmuesi gjatë kryerjes së veprës penale të tentim-vrasjes ka përdorur mjet të fort

(Kosova Sot)