Numër rekord i aeroplanëve privatë në Davos për Forumin Ekonomik Botëror

  • 22 January 2019 - 16:09
Numër rekord i aeroplanëve privatë në Davos për Forumin Ekonomik Botëror

David Attenborough ka kërkuar nga udhëheqësit botërorë në Davos që të ndërmarrin veprime urgjente për ndryshimet klimatike, por si duket askush nuk ka qenë duke e dëgjuar. Përderissa ai fliste, ekspertët kanë parashikuar se rreth 1500 aeroplanë privatë do të vendosen në hapësirën e qendrës zvicrane të skijimit gjatë kësaj jave.

Udhëheqësit politikë dhe ekonomikë po vendosin të udhëtojnë me aeroplanë gjithnjë më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë. Sipas të dhënave të shërbimit ajror, numri i fluturimeve me aeroplanë privatë është rritur për 11 për qind vitin e kaluar.

“Duket se ekziston një trend për aeroplanë më të mëdhenj dhe më të shtrenjtë”, thotë Andy Christie, drejtor për aeroplanë privatë në Shërbimin Ajror. “Kjo është për shkak të distancave të mëdha të fluturimeve por ndoshta edhe për shkak të dëshirës së biznesmenëve për të mos u turpëruar para njëri-tjetrit”, shtoi ai.

Vitin e kaluar ishin regjistruar më shumë se 1300 fluturime me aeroplanë privatë gjatë mbajtjes së kësaj konference, që paraqet shifrën më të madhe prej vitit 2013. Shtetet me numrin më të madh të fluturimeve gjatë pesë vjetëve të kaluar janë Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara, Rusia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Raporti global për rreziqet, i publikuar disa ditë para mbajtjes së këtij forumi, kishte identifikuar sfidat mjedisore, përfshirë dështimin për parandalim të ndryshimeve klimatike si njëra nga rreziqet kryesore me të cilën përballet ekonomia botërore, shkruan “The Guardian”.

(Kosova Sot)