Ky është reagimi i vajzës së policit Vesel Veseli, pasi babai iu arrestua për dhunim

  • 07 February 2019 - 19:32
Ky është reagimi i vajzës së policit Vesel Veseli, pasi babai iu arrestua për dhunim

Rasti i vajzës së mitur nga Drenasi po vazhdon ta trondit vendin. Një numër qytetarësh sot protestuan para stacionit kryesor të policisë në Prishtinë pasi një pjesëtar i saj u përfshi në skandalin e abuzimit me të miturën ndërkohë që gjatë ditës u arrestua edhe profesori i saj që po ashtu kishte abuzuar me vajzën. Polici hetues Vesel Veseli sot gjatë ditës doli para drejtësisë, e për të njejtin u vendos se do të vazhdojë të qëndrojë në burg.

Rasti i 50’vjeçarit kishte tronditur më së shumti katër fëmijët e tij.

Për media, nën lot, vajza e tij nuk ka pranuar të flas asnjë fjalë, ndërkaq, shoku i tij tha se rasti është i montuar dhe e vërteta do të dalë së shpejti në shesh.

Ndërkohë, Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj policit Vesel Veseli, i dyshuar për përdhunimin e një të miture, e më pas detyrimin për abortim.

(Kosova Sot)