Alarm për shtetin: Kuvendi në dorën e mafio-oligarkëve më të rrezikshëm në Ballkan

  • 11 February 2019 - 16:00
Alarm për shtetin: Kuvendi në dorën e mafio-oligarkëve më të rrezikshëm në Ballkan

Media italiane Televizioni ‘Rai 3’ ka raportuar se mafia është pjesë e parlamentit shqiptar, ku pastrohen paratë e pista. Por, a qëndron kjo edhe për Kuvendin e Kosovës? Analistët politikë, thonë se edhe Parlamenti i Republikës së Kosovës është pothuajse në të njëjtën situatë. Ata thonë Kuvendi është në dorën mafio-oligarkëve më të rrezikshëm në Ballkan.

Analisti Reshat Badallaj, për “Kosova Sot” thotë se Kuvendi  i Kosovës është i mbushur me përplot kontrabandistë e sekser.

 “Mjerisht edhe në  Kuvendin e Kosovës nuk ka kurrfarë dallimi me ata parlamentarë andej Drinit. Kam thënë shpeshherë në gazetën më të lexuar në Ballkan që quhet "KOSOVA SOT", se parlamenti i Kosovës është i mbushur me plotë kontrabandistë,sekser, rrugaç, gjysme analfabet, bile kam thënë se ka edhe kurvar që doli para pak ditëve për ngacmime seksuale për veshjet provokative”, ka thënë Badallaj.

Image
Reshat Badallaj

 

Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është i udhëhequr nga njerëz të rrezikshëm të cilët janë mbi ligjin.

“Kuvendi që e udhëheq Kadri TOPUZI , është në dorën e mafio-oligarkëve më të rrezikshëm në Ballkan, është rrjetë mafiozë i kanaleve të nëntokës kriminale dhe atë i përhapur si në nivelin qendror si dhe në nivelin lokal. Mafio-oligarkët e kësaj bande të ardhur me vota të blera, të vjedhura, të mashtruara, hiq njërin e fut tjetrin ka dëshmuar se është  i marres së zezë dhe sa e sa herë këta publikisht kanë dalur mbi ligjin dhe çka do të thotë kjo kur një parlamentar e shkel ligjin, nuk e respekton ligjin, nuk e respekton as shtetin dhe Kushtetutën e saj tregon se cfarë shembulli është dhe në dorën e kujt është ky parlament që na qiti hije të zezë si emër”, u shpreh Badallaj.

Ai quan pushtetarët lecka të viteve të kaluara, e të cilët po vazhdojnë ta korruptojnë Kosovën.

“Shumë njerëz të këtij parlamenti që e udhëheq Kadri TOPUZI, i njohim publikisht se para lufte ishin të këputur dhe lecka që nuk kishin as brekë e as çorape për të mbathurm  dhe nga u bënë këta rrugaç të këtij supermilioneri, kjo nuk mund të arsyetohet me një rrogë, sepse një rrogë nuk ju del as për RROSPITË KA BREDHIN PËR KAFE, pra kjo është bërë pasuri me hajni dhe me veprime të jashtëligjshme si pastrim parash, kontrabande, prostitucion” shtoi ai më tutje.

 “Gjë ndoshta nuk e di populli: A e dini se disa kuvendar merren edhe me fajde...? Pra, nuk ka kurrfarë dallimi nga ai kuvendi i kanabisit përtej Drinit...”, ka përfunduar Reshat Badallaj për “Kosova Sot”.

Image
Muhamet Kelmendi

 

Kurse profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi nuk e mohon se pushteti në Kosovë është i kapur nga oligarkët mafiozë.

 “Natyrisht se oligarkët mafiozë kanë për pikësynim kapjen e pushtetit shtetëror, të legjislativit, ekzekutivit dhe të gjyqësorit. Kur këto kapen dhe veprojnë në emër të mafisë shteti falimenton. Por, sa qëndron e thëna e kapjes së shtetit, nuk kemi mundësi të konkludojmë. E megjithatë, kjo lidhje duket se ekziston. I takon organeve të merren me këtë”, përfundoi Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot”.